Në vitin 2020 nuk do të ketë “Këngë Magjike”

Festivali i përvjetshëm i këngës “Kënga Magjike” do të mungojë në vitin 2020, transmeton Prive.

Lajmin e bëri të ditur vetë producenti i spektaklit Ardit Gjebrea me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Sipas postimit të tij “Kënga Magjike” do të bëjë pushim për vitin 2020, që të rikthehet në pranverën e vitit 2021.

“Kënga Magjike në 2020-n. Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë ‘E diela shqiptare’ me fillimin e sezonit shtator 2020-korrik 2021 për rrjedhim vjen e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button