Si do të funksionojë Qeveria teknike, roli i ministrave dhe zv.ministrave

Maqedonia e Veriut nga sot do të udhëhiqet nga Qeveria teknike në krye me kryeministrin Oliver Spasovski. Në kabinetin e kryeministrit Spasovski, që vjen nga radhët e LSDM-së, do të ketë edhe anëtarë nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

Mandati i kësaj Qeverie planifikohet të zgjasë 100 ditë me qëllim të organizmit të vendit deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentarë që do të mbahen më 12 prill.

Në qeverinë teknike secili akt dhe dokument duhet të nënshkruhet nga ministri dhe zëvendësi, në të kundërtën nuk vlen. Kjo është edhe një nga karakteristikat e qeverisë teknike. Secili akt, ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë, e më së voni në afat prej një dite ta miratojnë apo refuzojnë aktin në kuptimin e këtij ligji.

Në rast të mosmarrëveshjes mes ministrit dhe zv.ministrit, KSHZ-ja do të vendos brenda 24 orëve. Ky vendim është përfundimtar.

Në pajtim me ligjin, zëvendësministri plotësues ka të drejtë për qasje jo të kufizuar drejt të gjitha akteve, dokumenteve dhe informatave të cilat janë në disponim të ministrit. Ligji parasheh zëvendësministri plotësues së bashku dhe në mënyrë të barabartë me ministrin të marrë pjesë në realizimin e kompetencave të parapara me Ligjin për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore.

Kjo është tashmë obligim që vjen nga Marrëveshja e Përzhinës, marrëveshje e nënshkruar në vitin 2016 nga liderët politikë të vendit.

Sipas kësaj marrëveshje, Ministria e punëve të brendshme dhe Ministria për punë dhe politikë sociale do t’i takojnë opozitës. Në këtë Qeveri, këta dy ministri do të udhëhiqen nga Naqe Çulev dhe Rashela Mizrahi, ndërsa zëvendësit e tyre do të jenë Sllavjanka Petrovska dhe Sanella Shrkielj. Zëvendësit në financa, bujqësi dhe shoqëri informatike do të udhëhiqen nga VMRO-DPMNE.

Çulev nuk mund të bën më shumë se 15 shkarkime apo sistemi në pozitat udhëheqëse të ministrisë.

LEXO: Zyrtarisht Kuvendi zgjodhi Qeverinë teknike, këta janë ministrat e rinj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button