Turqi, paraburgim për të dyshuarin e FETO-s të deportuar nga Shqipëria

Gjykata në Turqi ka shqiptuar masën e paraburgimit për të dyshuarin e organizatës terroriste FETO, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi.

Çelik, i cili u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë.

Gjykata vendosi të shqiptojë masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”.

Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button