Çmimi i parkingut në Qendrën e Shkupit do të rritet nga 8 janari

Çmimet e reja të miratuara nga Ndërmarrja publike për parkingje publike “Parkingjet e Komunës Qendër” do të jenë më të larta nga 8 janari, transmeton Portalb.mk.

Rritja prej 20 denarëve që planifikohet të fillon nga 8 janari, bëhet me qëllim që të zvogëlohet numri i automjeteve të parkuara në rajonin qendror të qytetit, aty ku gjenden edhe shumë institucione shtetërore.

Ndërmarrja këshillon qytetarët të shfrytëzojnë sa më shumë transportin publik dhe mjetet tjera alternative, si biçikleta, trotinetët, etj.

“Në komunën Qendër jetojnë  më shumë se 45.000 banorë të cilët çdo ditë përballen me problem serioz me parkimin dhe kalojnë nga disa orë  në automobilat e tyre duke kërkuar vendparkim të lirë. Banorët e komunës Qendër edhe më tutje do të munden falas t’i shfrytëzojnë  vendparkimet komerciale dhe garazhat montuese me të cilat ekonomizon NP “Parkingje të Komunës Qendër”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, çmimet mujore dhe ditore nuk do të ndryshojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button