LSDM: Çulev ishte drejtor i Agjencisë për zbulim në kohën kur ndodhën ngjarjet “Lagja e Trimave”

Opinioni duhet të dijë se kandidati i VMRO-DPMNE-së për ministër trimatë Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Naqe Çulev, ishte drejtor i Agjencionit për zbulim në kohën kur ndodhën ngjarjet te “Lagja e Trimave”, kumtojnë sot nga LSDM-ja, transmeton Portalb.mk. Sipas tyre, kjo hipotekë ka implikime negative në opinion, por edhe te të punësuarit në MPB.

LSDM shpreh keqardhje që “në VMRO-DPMNE asgjë nuk ka ndryshuar. Mickoski dhe nëpërmjet kësaj zgjedhjeje për nominimin e tij, tenton që ta kthejë vendin prapa në ditët e konfrontimeve të brendshme serioze.”

“Këtë nuk do e lejojmë të ndodhë, qytetarët mund të jenë të qetë. LSDM me të gjithë kapacitetin e saj do të sigurojë stabilitet të brendshëm dhe ambient demokratik para dhe gjatë kohës së zgjedhjeve më 12 prill.

Kjo tregon që në VMRO-DPMNE asgjë nuk ka ndryshuar, ajo është partia e njëjtë e Nikola Gruevskit, e njëjta politikë regjimi dhe politikë e shefit, për këtë qytetarët do t’i dënojnë më 12 prill.” thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button