Aktivistët pro dhe kundër Brexit-it apelojnë për unitet në vitin 2020

Figurat publike të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë krerët e fushatave pro dhe kundër Brexit-it, përmes një letre të hapur i kanë bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të bashkohet pas një dekade të ndarjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Letra u lëshua në Ditën e Vitit të Ri dhe nënshkruesit kryesorë të saj ishin Matthew Elliott dhe Will Straw, të cilët drejtuan fushatat pro dhe kundër Brexit-it në vitin 2016.

“Përdersia fillojmë këtë vit të ri dhe dekadë të re, vendi ynë ndjehet më i fragmentuar nga çdonjëri prej nesh. Shumë shpesh dëgjojmë se ndarjet tona, sipas klasës apo gjeografisë, politikës, moshës, racës apo besimit, janë bërë për të na përcaktuar neve”, tha letra.

Letra thekson se Viti i Ri është koha e rezolutave dhe shton se në këtë ditë të parë të vitit 2020 “nxisim të tjerët të bashkohen me ne për të krijuar një zgjidhje për dekadën e re”.

“Zgjidhja jonë është të rilidhemi, vetëm për të arritur te një person që ne nuk e dimë ose nga i cili jemi larguar, për të filluar rindërtimin e lidhjeve midis fqinjëve dhe bashkëqytetarëve”, thotë letra.

Letra po ashtu u nënshkrua nga disa figura tjera publike, përfshirë kryetaren e Konfederatës Britanike të Industrisë, Carolyn Fairbairn, kreu i Bordit Kombëtar Këshillimor të Xhamive, imami Qari Asim, si dhe peshkopin e qytetit Leeds, Nick Baines, kreu i Bordit. Krerët e shoqatave olimpike dhe paralimpike britanike, si dhe kreu i festivalit Glastonbury po ashtu nënshkruan letrën.

Letra shënoi një akord të ngjashëm me mesazhin e Ditës së Vitit të Ri të kryeministrit Boris Johnson, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit 2019, të cilat ai i fitoi me sloganin “Ta mbarojmë punën e Brexit-it”.

“Jam gjithashtu në dijeni se ka miliona njerëz që nuk votuan për mua dhe u zhgënjyen nga rezultati. Nëse ju jeni njëri prej tyre, dua t’ju siguroj se do të jem kryeministër për të gjithë, jo vetëm për ata që votuan për mua. E di që ju këtë vend nuk e doni më pak, thjesht sepse keni votuar një parti tjetër ose keni dashur të qëndroni (në BE)”, tha Johnson në mesazhin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button