Spanjë, Sançezi mori mbështetje nga separatistët katalonas për formimin e Qeverisë

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez me siguri do të marrë mbështetje të majftueshme në Parlament për formimin e Qeverisë së majtë të koalicionit pasi dje, E Majta Republika Katalonase (ERC), partia e cila komploton shkëputje të Katalonjës nga Spanja, bëri të ditur se do ta mbështesë Qeverinë, njofton MIA.

Partia Punëtore Socialiste spanjolle e kryeministrit Sançez mori numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare në nëntor, por jo mjaftueshëm për vet të formojë qeveri.

PSOE mori 120 deputetë nga gjithsej 350, ndërsa për formimin e Qeverisë nevojiten 176 mandate. Sançezi pastaj dakorduar qeveri të koalicionit me Unidasin e majtë, Podemos, por ende nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Sançezi, i cili është kundër referendumit për pavarësi të Katalonjës duke iu referuar Kushtetutës spanjolle, javëve të fundit ka zhvilluar negociata me ERC-në.

ERC dje ka mbajtur votim intern dhe vendosi të përmbahet nga votimi i Qeverisë, me ç’farë i ka mundësuar Sançezit të formojë Qeveri.

Raundi i parë i votimit do të mbahet të dielën më 5 janar dhe me siguri Sançezi do të marrë mbështetje prej 176 deputetëve. Por, dy ditë më vonë më 7 janar do të mbahet raundi i dytë i votimit, kur do të nevojiten më shumë vota “po” në krahasim me “jo” pa marrë parasysh sa deputetë do të votojnë. Nëse ERC përmbahet nga votimi atëherë do të ketë më shumë vota “po”. Nuk dihen detajet e marrëveshjes midis PSOE-s dhe ERC-it.

E Djathta e akuzoi Sançezin për tradhti pasi lidhi marrëveshje me partinë më të madhe e cila komploton shkëputje e Katalonjës, krahinë me 7,5 milionë banorë.

Lideri i ERC-së, Oriol Zhunkeras, ish kryetar i Qeverisë së Katalonjës është në burg pasi në tetor  ishte dënuar me 13 vjet burg për shkak të organizimit të referendumit për pavarësi të Katalonjës, që ishte e ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Ai më vonë mori pjesë në shpalljen e Republikës së Katalonjës, e cila nuk u jetësua në realitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button