Seancë e re për rastin “Reket”, pritet të dëshmojë prokurorja Elizabeta Josifovska

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket”, pritet të dëshmojë prokurorja Elizabeta Josifovska, zëvendëse e ish-prokurores speciale, Katica Janeva, njofton MIA.

Këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska dhe gjendet në fazën e prezantimit të dëshmive verbale.

Deri më tash në këtë proces gjyqësor si dëshmitarë janë paraqitur afaristi Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, afaristë të ndryshëm dhe të ish të punësuar në “1TV”.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button