Maduro: Venezuela është e gatshme për bisedime me SHBA-të

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se është i gatshëm të bëjë bisedime me SHBA-të pas një viti tensionesh, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë jam një njeri i dialogut! Me presidentin e SHBA-ve Donald Trump ose me të cilën qeveriset SHBA: sa herë, kudo dhe me këdo ata duan, ne jemi të gatshëm për dialog me respektin dhe dinjitetin më të lartë për të krijuar një bazë të re të marrëdhënieve që kontribuojnë drejt stabilitetit të rajonit”, shkroi Maduro të mërkurën vonë në Twitter, duke treguar vullnetin e tij për të hapur një faqe të re në vitin 2020 me administratën e Trumpit.

Tensioni mes dy vendeve u përshkallëzua pasi SHBA-të mbështeti liderin e opozitës Juan Guaido në një kohë kur ai u angazhua të bëjë betejë pushteti me Maduro-n në fillim të vitit 2019.

Washingtoni është përqëndruar në shtrëngime ekonomike dhe diplomatike kundër Maduros, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj tij, zyrtarëve të tij të lartë dhe disa departamenteve qeveritare derisa kërkon të shtojë presionin ndaj Karakasit. SHBA gjithashtu ngriu të gjitha pasuritë e qeverisë së Venezuelës në fillim të gushtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button