Më 4 janar tërhiqen 15 shpërblimet mbi 100 mijë denarë në kuadër të projektit “TVSH-ja ime”

Nina Angelovska, ministrja e financave në konferencën për media sot tregoi se përdorimi i aplikacionit “TVSH-ja Ime” çdo ditë po shënon rritje, transmeton Portalb.mk.

Shpërblimet e para prej mbi 100 mijë denar do të ndahen më 4 janar në Tv Kanal 5, gjatë kohës së lotarisë.

Ajo tregoi se me nisjen e lojës shpërblyese #Shpërblimi Im nga 15 dhjetori në kuadër të projektit “TVSH-ja Ime”, ka rritje të përdorimit të aplikacionit, aq sa për 15 ditë ka pasur skenime sa për një muaj.

“Nga korriku i vitit të kaluar mesatarisht në muaj janë skanuar nga tetë milionë llogari fiskale. Tani vetëm në dhjetor kemi 12,5 milionë llogari fiskale, gjegjësisht rritje prej mbi 53 për qind. Nëse e marrim periudhën prej 15 dhjetorit deri më 31 dhjetor kemi tetë milionë llogari fiskale të skanuara, gjegjësisht për 15 ditë janë skanuar aq sa mesatarisht janë skanuar në periudhën paraprake gjatë një muaji”, tha Angelovska, duke informuar se deri më tani janë instaluar mbi 200 mijë përdorues të aplikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button