Shqiptari në Greqi kapet duke transportuar drogë

Një shqiptar u arrestua në Greqi, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 4.5 kg hashash, transmeton OraNews.

Shqiptari u kap nga policia në Igumenicë, ndërsa sipas mediave helene ai po transportonte më këmbë nga Shqipëria sasinë e drogës.

Ngjarja ndodhi natën e Vitit të Ri, kur policia kapi shqiptarin i cili po hynte në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Drogën e kishte fshehur në një çantë shpine dhe e kishte ndarë në tre pako.

Autoritetet arrestuan menjëherë shqiptarin, ndërsa në cilësinë e provës materiale i sekuestruan sasinë e drogës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button