LSDM dhe VMRO-DPMNE u morën vesh për ministrin e punëve të brendshme në Qeverinë teknike

Dy partitë më të mëdha në vend, LSDM dhe VMRO-DPMNE janë dakorduar që kandidati Naqe Çulev të jetë ministër i punëve të brendshme nga radhët e VMRO-DPMNE në Qeverinë teknike, transmeton Portalb.mk.

Çulev është i diplomuar në kriminalistikë. Ai vjen nga sfera e politikës së sigurisë dhe punëve të brendshme. Ai punon në Agjencinë për zbulim, në drejtorinë për zbulim dhe terrorizëm ndërkombëtar dhe krim të organizuar.

Këtë propozim, ndryshe nga kandidati Dragan Kovaçki, është pranuar nga LSDM.

“Me këtë propozim të VMRO-DPMNE-së, nuk shkelet Kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person të uniformuar apo ushtarak dhe nuk është nën akuza. Me këtë janë përmbushur kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend së bashku me tërë qeverinë kalimtare e cila duhet t’i zbatojë zgjedhjet më 12 prill”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Përndryshe, ky ka qenën ngërçi kryesor drejt formulimit të Qeverisë teknike. Qeveria teknike formohet 100 ditë përpara zgjedhjeve, ndërkaq kryeministri ka paralajmëruar se më 3 janar do të deponojë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit. Sipas procedurës, Kuvendi e konstaton dorëheqjen dhe me atë bie tërë qeveria, ndërkaq më pas presidenti Stevo Pendarovski duhet t’ia japë mandatin ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi, i cili nga trupat më të lartë partiak të LSDM-së u propozua për kryeministër teknik. Spasovski më pas duhet që ta propozojë qeverinë e re, ndërkaq Kuvendi duhet ta votojë përbërjen e re të Qeverisë teknike.

LEXO: Takimi mes Zaevit dhe Mickoskit, i kontestueshëm kandidati i VMRO-së për ministër të brendshëm në Qeverinë teknike
LEXO: Nesër Qeveri teknike, nëse sot zgjidhet çështja e ministrit të Punëve të Brendshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button