RMV, prej të dielës priten reshje të borës

Gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell me kushte për mjegull në mëngjes nëpër lugina të caktuara. Nën ndikim të masës së ftohtë të ajrit të dielën do të jetë me vranësira me erë të përforcuar veriore dhe reshje të përkohshme të dëborës.

Siç informojnë nga DPHM, në fillim të javës së ardhshme moti do t’i jetë i qëndrueshëm dhe i ftohtë, ndërsa të hënën me erë të përforcuar veriore.

Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare veriperëndimore dhe temperaturë deri në 6 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button