Numri i të vdekurve në aksidentet ajrore në 2019 për gjysmë më i ulët

Numri i të vdekurve në aksidente ajrore në vitin 2019 është për gjysmë më i ulët se një vit më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një hulumtimi të kryer nga kompania To70 e cila merret me ofrimin e shërbimeve konsulente të aviacionit, vitin e kaluar janë regjistruar 257 raste të vdekjes të shkaktuara nga aksidentet ajrore, kurse në vitin 2018 ky numër ishte 534.

Aksidenti më fatal në vitin 2019 ishte ai i aeroplanit Boeing 737 MAX të kompanisë ajrore të Etiopisë, në të cilin humbën jetën 157 persona në mars.

Kompania holandeze To70 thekson se në vitin 2019 kanë ndodhur 8 aksidente fatale, kurse një vit më parë 13.

Në vitin 2019 ka ndodhur një aksident në 5,58 milionë fluturime, transmeton BBC.

“Viti i kaluar ishte një nga vitet më të sigurta për aviacionin komerical”, theksoi rrjeti për siguri të transportit ajror.

Në këtë hulumtim nuk janë përfshirë aksidentet ku ishin përfshirë aeroplanë të vegjël, të pasagjerëve, ushtarak, mallrash, si dhe helikopterët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button