Indonezi, 19 të vdekur si pasojë e përmbytjeve

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkakutara nga reshjet që dje përfshinë Indonezinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri indonezian i Çështjeve Sociale, Juliari Peter Batubara, konfirmoi se 19 persona kanë humbur jetën dhe theksoi se ende pritet konfirmim për dy të tjerë.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimn e Katastrofave (BNPB) tha se përmbytjet dje kanë përfshirë qytetet Xhakarta, Depok, Bekasi, Tangerang dhe Bogor.

Zëdhënësi i BNPB-së, Agus Wibowo, tha se reshjet e dendura dhe të pandërprera kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe daljen e lumenjve nga shtrati në disa zona.

Ndërkaq, numri i të evakuuarve nga shkaku i përmbytjeve në kryeqytetin Xhakarta ka kaluar në mbi 31 mijë, tha Wibowo.

Zyrtarët thonë se në kryeqytet është duke ndodhur katastrofa më e madhe e përmbytjeve në shtatë vitet e fundit, duke i paralajmëruar banorët se reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Indonezia, e cila gjendet në paralelen e ekuatorit, përballet me përmbytje dhe stuhi të shpeshta si pasojë e reshjeve të dendura posaçërisht në periudhën midis tetorit dhe prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button