Mosmarrëveshje familjare në fshatin Çajlanë të Sarajit, vëllai e ka therur me thikë vëllain

Prokuroria  Themelore publike e Shkupit ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshuar se ekziston dyshuar se ka tentuar që të zbatojë vepër penale – vrasje, njofton Portalb.mk.

I dyshuari, informon PTHP, në orët e vona të 31 dhjetorit, në shtëpinë familjare në fshatin Çajlanë të Sarajit, gjatë kryerjes së dhunës familjare, me paramendim ka tentuar që ta privojë nga liria vëllain e tij.

Të dy vëllezërit fillimisht kanë filluar që të përleshen verbalisht, ndërkaq në një moment i dyshuari nga xhepi ka nxjerr thikë dhe disa herë e ka therur të dëmtuarin në qafë, duke i shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën.

Prokurori publik deri te Gjykata Penale e Shkupit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, pasi që ekzistojnë rrethana për arratisje, mundësi për përsëritje të veprës penale, por edhe ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj të dëmtuarit, dëshmitarëve dhe ekspertëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button