Haradinaj: Ne nuk hamë bar, taksa me Serbinë nuk besoj se hiqet pa njohur pavarësinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë në një intervistë për Kosova Press, se nisma për minishengenin ballkanik ka si qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë. Por ai thotë se është i pakuptimtë një projekt ku Serbia do të përfitonte nga tregu i Kosovës dhe kjo e fundit nuk do të merrte asgjë mbrapsht. Ai i përgjigjet edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Haradinaj: Rama duhet të kuptojë që në Kosovë nuk hamë bar

“Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht.

Haradinaj thotë se nuk dëshiron të prishë gjuhën e komunikimit, ndërkohë deklaron se shqiptarët kudo janë vëllezër. Ai thotë se mund të flitet për një minishengen mes Kosovës dhe Shqipërisë, por jo duke përfshirë Serbinë.

Haradinaj: Pse të forcojmë tregjet për Serbinë, e nuk integrohemi ndërsjellë Kosovë-Shqipëri

“Pse ne duam me i forcu tregjet tona për ekonominë e Serbisë e nuk integrohemi ndërsjellë, pse nuk kthehemi ne njëherë në një treg të fuqishëm e pastaj edhe të bashkëpunojmë me të tjerët, është tepër e ngutshme me hap Kosovën për Serbinë, me heq taksën për Serbinë, me hap tregun e Shqipërisë për Serbinë për çfarë, vetëm me i bë qefin Vuçiçit ose Rusisë, jo nuk guxojmë ashtu”,

Për Haradinajn, taksën mbi mallrat serbe nuk do ta heqë as qeveria e re e Kosovës.

Haradinaj: Nuk besoj që hiqet taksa pa njohje nga Serbia

“Nuk besoj që ka me u heq taksa, taksën e heq vetëm Qeveria e Serbisë, nuk e heq Qeveria e Kosovës, ata e kanë në dorë me heq, me njohje…

Haradinaj nuk e sheh ndërkohë me shumë pozitivitet mundësinë që albin Kurti të qeverisë vendin. Nuk pres – thotë ai, që qeveria Kurti të jetë një sukses. Brenga më e madhe për të ndërkohë mbetet liberalizimi i munguar i vizave për kosovarët. Madje ai thotë se qëndrimi i BE ndaj Kosovës, është i pakuptimtë.

Haradinaj: BE-së duhet t’i vijë marre për qasjen ndaj Kosovës

“… duhet me i ardhë marre krejt BE-së për këtë qasje që ia bëjnë qytetarëve të Kosovës, pra nuk ka më asnjë arsye pse po ia bëjnë kështu qytetarëve të Kosovës

Ramush Haradinaj vazhdon të drejtojë Qeverinë e Kosovës në detyrë, pasi partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk e kanë një koalicion qeverisës përmes së cilit do të krijonin institucionet e reja të ekzekutivit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button