fbpx

Shqipëri, në urgjencë nga alkooli, mbi 100 raste në natën e ndërrimit të viteve

Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente. Shumëllojshmëria e gatimeve shoqëruar me alkol si para dhe pas darkës tradicionale ka bërë që disa prej qytetarëve të drejtohen në urgjencën e QSUT-së për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku nuk kanë munguar rastet e rënda të intoksikuar, shkruan Top Channel.

Ndryshe nga rrethet e tjera ku u shënuan incidente me kapsolla, në Tiranë nuk ka pasur raste të tilla të paraqitura në Shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare.

Jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve po edhe në ditët para vitit të ri ku qytetarët janë pushim vijojnë festimet.

Në shërbimet e urgjencave si ato të kardiologjisë, kirurgjisë, djegie plastike janë ngritur stafe të posaçme me mjek dhe infermiere në dispozicion për të ofruar ndihmë mjekësore për këdo që të ketë nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button