Gostivar, në mesnatë u regjistruan disa përleshje, pati të arrestuar

Ministria për punë të brendshme (MPB) raportoi se në periudhën pas ndërrimit të moteve, ka pasur disa incidente në qytetin e Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

Rreth orës 01:40 minuta në Stacionin policor në Gostivar u paraqit rasti, ku u sulmua 51 vjeçari K.A. nga S.N dhe tre persona tjerë diku 10 minuta pas ndërrimit të moteve. I sulmuar ishte edhe 47 vjeçari J.K.

Viktimat ishin nga fshati Dobërdoll i Gostivarit.

Në stacionin e njëjtë, në ora 03:45 prindi 41 vjeçar S.Sh nga Gostivari, ka paraqitur rastin ku vajza e tij 17 vjeçare është sulmuar nga i dashuri 29 vjeçar Gj.Sh. Ky i fundit u arrestua nga policia, për të vazhduar ndjekjen e procedurave.

Ndërkohë, Oliver Spasovski, numri një i policisë dhe kandidati për kryeministër në Qeverinë teknike, e vlerësoi kontributin e policisë që festat e fundvitit kaluan pa probleme.

“I falënderoj gjithë policët që ishin në vend të punës  dhe u angazhuan për sigurinë tonë derisa ne festonim duke pritur Vitin e Ri”, deklaroi Spasovski.

Ai shprehu mirënjohje edhe ndaj qytetarëve që treguan vetëdije të lartë gjatë festave të fundvitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button