Shpati tregoi sa fiton nga koncertet si edhe për ankthin e depresionin që ka vuajtur (VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur  shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, ka rrëfyer për here të parë një periudhë të errët të jetës së tij.

Pavarësisht se e shohim gjithnjë në top formë e të buzëqeshur përpara publikut, në fakt Shpati tha se edhe ai dikur ka vuajtur nga depresioni.

Kjo periudhë zgjati për gjashtë muaj, por për tu kuruar nuk përdori asnjë medikament.

Këngëtari u shpreh se në ndihmë i erdhi vetëm pozitiviteti i personave të dashur, që i qëndruan pranë.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” Rtv Ora, këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi, zbuloi shifrat e çmendura që fiton nga koncertet.

Në fakt, ai shprehet se në vit fiton 80 deri në 120 mijë euro.

Një shifër e konsiderueshme për tregun shqiptar, apo jo?

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button