Pa miratimin e Ligjit, nuk do të mund të organizohen rregulloret për efikasitet energjetik

Qeveria dhe opozita në Kuvendin e Maqedonisë kanë rënë dakord që të miratojnë rreth 40 ligje nga seanca e 123, por projektligjin për efikasitet energjetik e lanë për shqyrtim dhe miratim në vazhdim të kësaj seance pas Vitit të Ri. Ky ligj është në lexim të parë para deputetëve, por është edhe me “flamur evropian”, gjë që e përcakton rëndësinë e miratimit të tij, transmeton Meta.mk.

Nga ministria e ekonomisë për “Meta.mk” informojnë se të gjitha aktet nënligjore në fushën e efikasitet energjetik duhet të miratohen brenda 90 ditësh deri në 1 vit nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për efikasitet energjetik. Nga këto më të rëndësishmet janë Rregulloret për Kontrolle energjetike të ndërtesave dhe tregtarëve të mëdhenj si dhe Rregullorja për karakteristikat energjetike të ndërtesave, që duhet të miratohen jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes së ligjit të ri në fuqi.

Rregulloret aktuale për momentin “e matin” konsumin vetëm të energjisë për ngrohje dhe kompensimin e energjisë për infiltrim të ajrit dhe ventilim natyror, por jo edhe për energjinë që shpenzohet për ftohje, ventilim, ujin e nxehtë dhe elektrikë, siç është rasti në vendet e zhvilluara evropiane.

Petar Nikollovski, doktor i shkencave teknike për efikasitet energjetik, thekson se rregulloret tona nuk janë të rrepta dhe se në kohën kur janë bënë në to janë përpunuar vetëm ndërtesat me apartamente, megjithëse ekzistojnë shtatë deri në tetë lloje të tjera ndërtesash.

– Nuk mund ta barazojmë ndërtesën me apartamente me një shkollë që funksionon tetë orë, nuk funksionon gjatë pushimeve dhe të Shtunave e të Dielave. Ne nuk mund ta barazojmë shkollën me spitalin, i cili funksionon gjatë gjithë ditës, si në dimër ashtu edhe në verë, ndërsa është e nevojshme të nxehet ose ftohet gjithë kohës – thekson Nikollovski.

Ai shton se përveç nevojës për të miratuar rregullore të reja, duhet të miratohen shtatë deri tetë dokumente përcjellëse, të cilat duhet të plotësojnë rregulloret aktuale, të cilat do ta bëjnë më të lehtë punën e auditorëve të energjetikës te objektet.

Nga Ministria e ekonomisë theksojnë se sistemi i informacionit, sipas rregullores ekzistuese, ndër të tjera, përmban edhe të dhëna klimatike të nevojshme për llogaritjen e karakteristikave energjetike të ndërtesave. Rregullorja ekzistuese për Sistemin e Informacionit për monitorim dhe menaxhim të konsumimit të energjisë së sektorit publik e rregullon procedurën dhe mënyrën e mbledhjes dhe verifikimit të të dhënave nga administratori klimatik.

– Agjencia për energji është kompetente për krijimin e këtij sistemi. Duke pasur parasysh që ky sistem për momentin nuk është plotësisht funksional, pas miratimit të Ligjit për efikasitet energjetik dhe Rregulloren e re për sistemin e informacionit, do të punohet për përmirësimin dhe zbatimin e tij të plotë – thonë nga Ministria e ekonomisë.

Ekspertët theksojnë se Kuvendi duhet të miratojë sa më shpejt Ligjin për efikasitet energjetik, pasi me të lidhet edhe hartimi i akteve të nevojshme nënligjore. Nëse kjo përbërje parlamentare nuk e miraton ligjin, atëherë automatikisht do të ketë vonesë në hartimin e rregullave të reja. Pa rregullim të plotë, Maqedonia madje nuk do të jetë në gjendje të krijojë as Fondin kombëtar për efikasitet energjetik, përmes të cilit duhet të ndjeshëm të intensifikohen investimet për riparimin e energjisë së ndërtesave në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button