Spasovski në Tetovë: Festat kaluan pa incidente

Oliver Spasovski, numri një i policisë dhe kandidati për kryeministër në Qeverinë teknike, e vlerësoi kontributin e policisë që festat e fundvitit kaluan pa probleme, transmeton Portalb.mk.

“I falënderoj gjithë policët që ishin në vend të punës  dhe u angazhuan për sigurinë tonë derisa ne festonim duke pritur Vitin e Ri”, deklaroi Spasovski.

Ai shprehu mirënjohje edhe ndaj qytetarëve që treguan vetëdije të lartë gjatë festave të fundvitit.

“Mbrëmë në Shkup janë regjistruar vetëm dy ngjarje dhe atë para fillimit të festimit. Edhe pse kishte festim të madh, pa kurrfarë incidenti kaloi. Kemi disa ngjarje në pjesën e aksidenteve, të cilat për fat të mirë  janë pa viktima  me dëme jo të mëdha ose të lënduar. Siguria është në  një nivel të lartë”, tha Spasovski.

Edhe pse kishte festim të madh në sheshin e qytetit të Shkupit, nuk ka pasur probleme të mëdha. As buletinet në qytetet më të vogla nuk shënojnë incidente më të mëdha.

Ai sot vizitoi objektin e sapondërtuar të sektorit policor në Kamenjan dhe objektin e rinovuar të Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë. Këto punime u zhvilluan me mjete nga buxheti dhe donacione nga kompanitë private.

“Jam shumë krenar dhe i kënaqur që ditën e parë të vitit 2020 e kalova me kolegët nga SPB Tetovë. Objekti për sektorin policor në Kamenjan është tërësisht i ndërtuar me tërë infrastrukturën me kushte të mira për punë të policëve dhe njëjtë për siguri më të madhe në Komunën e Bogovinës. Një pjesë e këtij objekti është rinovuar për stacion policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë. Pas festave vazhdojmë me punë të tjera si vendosja plotë e ngrohjes qendrore dhe ndërrimi tërë dyerve të brendshme. Për dyzet vite ky objekt nuk ishte rikonstruuar”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button