Mickoski: Populli nuk guxon të zhgënjehet

Hristijan Mickoski, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE sot zhvilloi takim me kandidatët e tij për ministra dhe zv.ministra në Qeverinë teknik, transmeton Portalb.mk.

“Premtova punë dhe përkushtim që duhet të sjellë rezultate reale sepse populli nuk guxon të zhgënjehet, ndërsa mijëra ardhmëri presin kohë më të mira dhe ndryshime, së bashku të punojmë për Maqedoninë e cila rindërtohet. Ajo është përgjegjësi e madhe të cilën e pranoj”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se kabineti i tij në Qeverinë teknike do të mbron vullnetin e popullit.

“Viti i ri sjell shpresë, shans dhe ndryshime të cilat do të sjellin rindërtim. Le të jetë i begatë dhe i gëzuar”, theksoi lideri opozitar Mickoski.

Përndryshe, VMRO-DPMNE ka propozuar biokimisten dr. Rashela Mizrahin si ministre për punë dhe politikë sociale në qeverinë teknike. Gjithashtu, në Qeverinë teknike VMRO-DPMNE e propozoi Gordana Dimitrieska-Koçoskan për zv.ministre të Financave, ndërsa Cvetan Tripunovskin për zv.ministër të bujqësisë dhe Nevenka Stamenkovskan-Stojkovski për zv.ministre për shoqëri informatike dhe administratë.

Këto propozime pritet të nisin punën në Qeverinë teknike nga 3 janari i vitit 2020, kur edhe fillojnë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve parlamentar të 12 prillit.

LEXO: Kjo është Ministrja e re për punë dhe politikë sociale në Qeverinë Teknike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button