Franca nderoi Kadaren me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Lajmi u bë i ditur nga ish-ministrja e kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro.

Këtë titull të lartë që e ndan presidenca franceze, e kanë vetëm 250 persona, transmeton KlanKosova.

Lajmi i mire nga Kultura eshte nje vit i mbare. ISMAIL KADARE – Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, ka shkruar Kumbaro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button