Hong Kong, dita e parë Vitit të Ri filloi me protesta

Në ditën e parë të Vitit të Ri në rajonin special administrativ të Kinës, Hong Kong, mijëra protestues u mblodhën në Parkun Victoria, duke filluar një marsh masiv me kërkesa për hetim të pavarur ndaj forcave të sigurisë dhe amnisti për të arrestuarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës South China Morning Post, protesta mori përmasa të mëdha pasi grupit që filloi të marshojë nga Parku Victoria iu bashkangjitën mijëra të tjerë të mbledhur në qendrën më të madhe tregtare të Hong Kong-ut, SOGO.

Në marshin e organizuar nga grupi Fronti Civil i të Drejtave të Njeriut, u bashkangjitën edhe mbi 150 anëtarë të kuvendit.

Douglas Tsang Tze-ming, një anëtar i kuvendit, pretendoi se policia në mbrëmjen e Vitit të Ri ka përdorur fortcë joproporcionale ndaj protestuesve.

Në protestat gjatë Krishtlindjeve në Hong Kong ishin arrestuar 336 persona, me çka numri i të arrestuarve që nga muaji qershor i vitit të kaluar u rrit në rreth 7.000

– Protestat vazhduan edhe në mbrëmjen e Vitit të Ri

Protestuesit edhe policët edhe njëherë u përballën në mbrëmjen e Vitit të Ri.

Në minutat e para të Vitit të Ri, protestuesit e shumtë të mbledhur në vendet më të frekuentuara të ishullit brohoritën slogane “Liri për Hong Kong-un”, “Tani Revolucion” dhe “Mos harro, mos lejo të harrohet”.

Para ndërrimit të motmoteve u morën masa intesive të sigurisë, kurse në orët e para të Vitit të Ri protestuesit u përleshën me policët.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve që mbyllën rrugët në rajonin Mong Kok, ua vunë flakën barrierave dhe hodhën fishekzjarre.

– Vala e dhunës në protestat e zhvilluara në Hong Kong

Në protestat prodemokratike në Hong Kong që po zhvillohen nga qershori kundër projektligjit për ekstradimet në Kinë, në javët e fundit janë rritur përleshjet dhe incidentet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Pavarësisht se më 23 tetor projektligji u tërhoq zyrtarisht, protestuesit vendosën të vazhdojnë protestat e tyre me kërkesat për “reforma demokratike”.

Protestuesit, përfshirë tërheqjen e projektligjit, kanë parashtruar pesë kërkesa të cilat përfshijnë përfundimin e emërimit si “kryengritje” të protestave, formimin e një komisioni të pavarur për hetimin e dhunës policore, amnisti për protestuesit e arrestuar dhe rifillimin e procesit të reformave politike në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button