Gazi natyror i Izraelit filloi të transferohet në Jordani

Ministri i Energjisë i Izraelit, Yuval Steinitz, njoftoi se ka filluar transportimi i gazit drejt Jordanisë nga fushat izraelite të gazit Leviathan në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Steinitz, i cili foli për gazetën izraelite Yedioth Ahronoth, tha se transportimi i gazit natyror nga fusha Leviathan në drejtim të Jordanisë ka nisur dhe se vendi i tij për herë të parë është bërë vend eksportues i energjisë.

Ai potencoi se edhe drejt Egjiptit do të nisin nga e njëjta fushë të transportojnë gaz natyror brenda 7-10 ditëve.

Qeveria jordaneze në shtator të vitit 2016 kishte nënshkruar një marrëveshje që përfshin marrjen e gazit natyror prej 45 miliardë metrave kub nga Izraeli për 15 vite.

Marrëveshja shkaktoi protesta në vend, ndërsa administrata e Jordanisë në vitin 2018 kishte filluar vendosjen e tubacionit.

Në fushat më të mëdha të gazit natyror të Izraelit në Mesdhe, Leviathan dhe Tamar, mendohet se gjendet një rezervë prej rreth 800 miliardë metrave kub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button