Xavi ose Iniesta meritojnë Topin e Artë

Ish reprezentuesi gjerman, Lothar Matthaus mendon se njëri prej mesfushorëve të Barcelonës, Xavi ose Andres Iniesta e meriton të fitojë Topin e Artë para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Këta të fundit konsiderohen favoritë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë. Mirëpo, Matthaus beson se asnjëri prej tyre nuk e meriton çmimin para Xavit dhe Iniestës.

“Mendoj se një spanjoll duhet të fitojë Topin e Artë. Favoritët e mi janë Xavi dhe Iniesta. Ndoshta ata nuk dallohen sikurse Ronaldo dhe Messi sepse nuk shënojnë aq shpesh, por ata kanë fituar tituj me klubin dhe përfaqësuesen”, deklaroi Matthaus për ueb faqen zyrtare të FIFA-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button