Zaev: Në vitin 2020 secili të bëj më të mirën për vendin

Zoran Zaev, kryeministri në largim dhe lideri i LSDM-së në fjalimin e fundvitit uroi më të mirën për qytetarët, me shpresë për anëtarësim të plotë në NATO dhe zhbllokim të procesit eurointegrues, transmeton Portalb.mk.

“Në disa orë para Vitit të Ri, kur të gjithë jemi me më të afërmit tonë, u dëshiroj të nesërme më të mirë dhe më të bukur, shëndet, lumturi dhe ngrohtësi. Disa nga bashkëqytetarët tonë, sonte, do të jenë në vendet e punës, në spitale, në polici, në shërbimin e zjarrfikësve, në armatë – do të kujdesen për vendin dhe sigurinë tonë. Të gjithë atyre tu japim respekt dhe mirënjohje”, tha Zaev.

Zaev theksoi se do të RMV-ja do të vazhdon të jetë shembull për të cilin të gjithë do të flasin.

“Fuqishëm do të trokasim në dyert e BE-së për atë se kemi çfarë për të thënë. Jeni krenar të këtyre arritjeve. Sot duam të premtojmë se në vitin 2020 edhe më shumë do të ndezim flakën e bashkësisë dhe solidaritetit. Të kultivojmë dhe ruajmë dashurinë dhe mirëkuptimin për tjetrin. Këto janë hapa kaq të thjeshtë, ndërsa aq të shkëlqyeshëm. Le të vazhdojmë të jemi shembull për të cilin të gjithë flasin”, tha Zaev.

Ai deklaroi se vendi tashmë është një shtet social dhe shtet i së drejtës, dhe do të vazhdon angazhimi i tij që qytetarët të kenë mundësi të përdorin aftësitë e tyre.

“Le ta përgëzojmë vazhdimisht veten që kemi arritur të rivendosim lirinë dhe demokracinë. Le të jemi të guximshëm sepse kemi ekonomi që po i rrit pagat përpara si kurrë më parë. Sepse ekonomia nga minusi shkoi në plus. Por për të qenë të qartë, para nesh është obligimi për të vendosur plotësisht shtetin e së drejtës. Pa lëshime, pa make-up dhe riparime të shpejta, por reformë themelore. Do të bëj gjithçka për ta bërë këtë të ndodhë. Qëndroni të përkushtuar rreth drejtësisë, mbështetja juaj është thelbësore që ne të kemi sukses”, tha Zaev.

Kryeministri në Vitin e Ri dëshiroi që çdo kush nga ne të bëj më të mirën për vendin tonë.

“Në vitin e ri 2020, dëshiroj që çdo kush nga ne të bëj më të mirën për vendin tonë. Përskaj obligimeve të shtetit, kontributi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Për këtë, çdo kush të tregon sesi duhet vendi”, tha Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button