Kur Rugova dhe Demaçi festonin Vitin e Ri 1997 (VIDEO)

Presidenti historik, Ibrahim Rugova, organizonte edhe gjatë viteve të 90-ta pritje për festat e fundvitit, ku kishte të ftuar përfaqësues të atëhershëm të partive dhe institucioneve të Kosovës. e këtë e dëshmon një videoinczim i vjetër të cilën së fundi e publikoi bashkëpunëtori më i ngushtë i tij Adnan Merovci, transmeton KlanKosova.

Aty Rugova dëgjohet të kishte përmendur vazhdimisht krizën nëpër të cilën po kalonte Kosova dhe se qysh atëherë vendi kishte përkrahje nga ndërkombëtarët.

“Viti që lamë pas ishte një vit i përpjekjeve dhe sakrificave për liri dhe pavarësi dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“Po ashtu edhe që lamë pas ishte një vit i njohjes dhe i aformimit të Kosovës në planin ndërkombëtar, do të shënohet si vit historik me hapjen e zyrës amerikane në Kosovë”.

“Kosova dhe populli saj çmohen nga ndërkombëtarët. Viti 1997 do të jetë një vit për forcimin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjeve më të mëdha”, ka thënë Rugova.

Ky moment ishte regjistruar nga Adnan Merovci më 31 dhjetor të vitit 1996.

Sipas Merovcit të ftuar në këtë pritje ishin partitë politike, institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputet të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë,

“Nga mysafirët e ftuar ishin: Adem DEMAQI, Mark KRASNIQI, Idriz AJETI, Fehmi AGANI, Hajrullah GORANI, Kaqusha Jashari, Anton NOKA, Jusuf BAJRAKTARI, Abdullah VOKRRI, Luljeta Pula, Sabri HAMITI, Xhemail MUSTAFA, Ismail KASTRATI, Enver MALOKU, Alush Gashi, Ramush MAVRIQI, Milazim Krasniqi, Adem GASHI, Rifat Blaku, Pashkë STAKAJ, Shemsi PERANI, Esat STAVILECI, Behxhet SHALA, Gjergj Dedaj, Mehmet Hajrizi, Rexhep Osmani, Gazmend Pula, Hydajet Hyseni, Ramë Buja, Gjylieta Mushkolaj, Amer SHABANI, etj”, ka shkruar Merovci në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button