Pema ra mbi kalimtarët, por ndodhi e papritura pastaj (VIDEO)

Autoritetet lëshuan alarmin “portokalli” në Stamboll pas stuhive dhe erërave të forta që përfshinë të hënën qytetin më të populluar të Turqisë, transmeton OraNews.

Erërat që arritën shpejtësi 40 dhe 65 kilometra në orë rrëzuan pemët në tokë por fatmirësisht nuk janë raportuar viktima.

Dhe ky është momenti kur një pemë u rrëzua në rrugë në momentin që aty po ecnin tre kalimtarë.

Asnjë prej tyre nuk u lëndua ndërsa u dëmtuan dy makina.

Momenti u kap nga kamerat e sigurisë, ku kalimtarët shpëtuan për një fije peri.

Video tregon momentin kur ata u larguan të tmerruar për ti shpëtuar goditjes së degëve të pemës.

Meteorologët paralajmëruan se erërat do të rriten me intensitet deri të martën, duke arritur shpejtësinë 50-80 kilometra në orë.

Autoritetet kanë paralajmëruar vendasit të tregohen të kujdesshëm ndaj rënies së pemëve dhe tjegullave të çatisë, si dhe shenjave rrugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button