Të mirat dhe të këqijat e Mini-Shengenit, sipas Pendarovskit

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka paraqitur disa vërejtje në lidhje me iniciativën e re ballkanike të njohur si Mini-Shengen, transmeton Portalb.mk.

“Unë jam i vetmi nga politikanët nga Ballkani Perëndimor, ku menjëherë pas paraqitjes së iniciativës për Mini Shengenin në Novi Sad, kur u takuan Presidentët e tre vendeve dhe kryeministrat kisha rezerva”, deklaroi Pendarovski.

Ai u shpreh se në rast se kjo iniciativë është kompensim për anëtarësimin e vendit në BE, nuk do ta mbështesë atë.

“Më vonë erdhën porosi edhe nga Makron dhe liderët tjerë evropian, praktikisht nga të gjithë, se kjo nuk është kompensim për BE-në. Kjo është parapërgatitje për anëtarësim, pasi që nëpërmjet iniciativave rajonale përgatitesh për anëtarësim nesër dhe për bashkëpunim në një organizatë të madhe”, deklaroi Pendarovski.

Presidenti i RMV-së theksoi se Mini-Shengeni nuk duhet të na kthen në aleancat ballkanike.

“Mini-Shengeni ka dobësi strukturore, problem sistemor. Nuk mundet vetëm tre nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimore të jenë brenda, dhe ne të themi se kjo është iniciativë e shkëlqyeshme, ndërsa ne të gjithë jemi fqinjë. Ose të gjithë do të jenë, ose këto iniciativa, tre ndaj tre, apo katër ndaj tre, madje edhe pesë ndaj një nëse jemi; kjo na kthen në shekullin e XVIII-të, kur kishte aleanca ballkanike nën ndikimin e forcave të mëdha”, deklaroi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button