U hoq nga puna, ish-shoferi i hodhi granatë në zyrë kryetarit të komunës

Heqja nga puna rreth 3 vite më parë si shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe është pika kryesore e hetimit të policisë për motivimin e hedhjes së granatës në zyrën e Bashkisë Lushje nga Gëzim Saraçi, transmeton OraNews.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se bëhet fjalë për konflikte të vjetra mes Tushes dhe Saraçit.

Mëngjesin e sotëm ata janë takuar përpara ambienteve të bashkisë ku kanë diskutuar dhe më pas të dy së bashku më pas janë futur në zyrën e kryebashkiakut.

Pasi ka dëgjuar debatin e fortë dhe tonet e larta mes tyre, në zyrë ka hyrë edhe sekretarja.

Në atë moment mësohet së Saraçi ka hedhur granatën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga shpërthimi granatës mbeti i plagosur Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button