Protestuesit irakianë kanë hyrë me dhunë në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad (VIDEO)

Protestuesit irakianë, të cilët protestojnë kundër sulmeve të Washingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi të mbështetura nga Irani, kanë hyrë në ambasadën amerikane në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Të paktën 25 njerëz u vranë gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së në fundjavë ndaj pozicioneve të Kataib Hezbollah, një grup militantësh të mbështetur nga Irani, në Irak dhe Siri që është i lidhur me forcat Hashd al-Shaabi.

Qindra protestues u mblodhën sot herët pranë ambasadës për të shfaqur zemërimin e tyre ndaj sulmit amerikan.

Ministria e Jashtme e Irakut dënoi sulmet, duke i quajtur ato “një shkelje e qartë e sovranitetit të Irakut”.

“Iraku është një vend i pavarur”, ka thënë ministria në një deklaratë, duke shtuar se nuk do të lejojnë që Iraku të shndërrohet në “një fushë beteje ose një pikë kalimi për një sulm, ose që territoret e tij të përdoren për të shënjestruar vendet fqinje”.

Sipas medias lokale, diplomatët amerikanë janë larguar nga ndërtesa e ambasdës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button