Receta e supës së lehtë dhe të shëndetshme

Një supë e lehtë, plot shije, e thjeshtë në përgatitje por e pasur në vitamina dhe minerale. Kjo është pjata fantastike që sigurisht zgjon organizmin duke i ofruar atij gjallëri, energji dhe imunitet të fortë.

Kjo supë është një zgjedhje fantastike për të jetuar shëndetshëm dhe për të përjetuar ndjesinë e mirëqenies e cila sigurisht, ashtu si dashuria, së pari vjen nga stomaku.

Të kombinuara të gjitha së bashku në këtë recetë supe të sugjeruar nga AgroWeb.org, perimet shndërrohen në një aset të fuqishëm mbrojtës për organizmin duke i dhënë atij energji dhe gjallëri.

Megjithëse përbërësit e kësaj supe janë të thjeshtë, e sigurisht gjenden në kuzhinën e çdo amvise, perimet në këtë recetë mund t’i përzgjidhni apo t’i shtoni sipas preferencës.

Kjo supë e lehtë është ideale për të nisur javën shëndetshëm dhe shoqërohet me bukë të thekur, byrekë shtëpie apo sallata të freskëta të stinës.

Përgatitja e Supës me Perime

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

Dy-tre karrota (mesatare)

Dy-tre patate (mesatare)

2 speca të gjelbër ose të kuq

1 kokër qepë

2-3 lugë vaj ulliri

1 lugue gjelle gjalpë të freskët

1 l lëng pule (mund të përdoret edhe ujë)

1 filxhan kafeje me makarona të vogla

Kripë

Një lugë çaji me piper të kuq pluhur

Majdanoz ose Kopër

Përgatitja 

Si fillim, pasi i keni pastruar mirë, AgroWeb.org ju udhëzon të prisni të gjitha perimet në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit, gjalpin dhe hidhni qepët, të cilat i keni prerë hollë me ndihmën e një thike.

I kaurdisim derisa volumi i tyre të bjerë.

Më pas shtojmë të gjitha perimet dhe kaurdisini për disa minuta.

Hidhni kripën, piperin e kuq pluhur dhe lëngun e pulës (ose ujin).

I lëmë të zjejnë të gjitha bashkë derisa perimet të zbuten, 10-15 minuta para se ta hiqni nga zjarri shtoni makaronat dhe lërini të gjitha bashkë derisa supa të jetë gati.

Në fund, sipas dëshirës kur serviret supës i hidhet, pak lëng limoni majdanoz ose kopër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button