U penalizua nga SHBA, gjiganti kinez Huawei: Mbijetesa, prioriteti i 2020-ës

Gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei, tha të martën se mbijetesa është prioritet kryesor i tij pasi njoftoi se shitjet në 2019, nuk do të arrinin parashikimet si rezultat i sanksioneve amerikane.

Lideri global për pajisjet e rrjeteve të telekomit është penalizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë amerikane nuk mund të punojnë me të, me pretekstin se ai përbën një rrezik për sigurinë kombëtare, akuzë kjo që kompania kineze e ka mohuar në vijimësi, transmeton Top Channel.

Sidoqoftë, drejtuesit thonë se pritet që shitjet për 2019 të arrijnë në rreth 850 miliardë juanë ose 121 miliardë dollarë, 18 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Edhe pse biznesi mbetet solid, shifra është më e ulët krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 125 miliardë dollarësh.

Tani, për drejtuesin e kompanisë, mbijetesa është prioritet i parë në 2020. Sipas tyre, Huawei duhet të bëjë gjithçka që mundet për të ndërtuar ekosistemin e tij të shërbimeve mobile, si kundërpërgjigje ndaj aplikacioneve të Google dhe shërbimeve të saj, për të garantuar që të vazhdojë të shesë smartfonët e saj në tregjet e jashtme.

Ndërsa ekspertët e telekomit e konsiderojnë Huawein një lider global për sa i takon pajisjeve 5G, në kuptimin e teknologjisë dhe çmimit, kompania është përballur me pengesa dhe dyshime nga SHBA dhe vende të tjera, për shkak të afërsisë së saj me qeverinë kineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button