Pendarovski: Që të rinjtë të mos na ikin, ne politikanët duhet të punojmë me angazhim të dyfishtë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në urimin e Vitit të Ri ka dëshiruar pajtim qytetar bazuar në drejtësi dhe të vërtetë në vitin 2020, njofton Portalb.mk.

“Në shtëpinë tonë të përbashkët dëshiroj, para se gjithash të sundojë paqja dhe qetësia deri tek e cila do të vijmë deri te pajtimi qytetar i bazuar në drejtësi dhe të vërtetë. Dëshiroj mirëqenie, të bazuar në sigurinë euroatlantike dhe vlera”, thotë Pendarovksi.

Ai shtoi se të gjithë qytetarëve u dëshiron shëndet të mirë dhe respekt të ndërsjellë.

“T’i lëshojmë ndarjet, të respektohemi dhe të ndihmojmë, ndërkaq ne politikanët, nëse duam të rinjtë të jetojnë këtu, atëherë, që tani, patjetër të punojmë me angazhim të dyfishtë për shtet demokratik dhe shoqëri solidare dhe humane. Gëzuar, le të jetë me bereqet viti i ri 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button