Mijëra persona nisen drejt detit për t’iu ikur zjarreve në Australi (VIDEO)

Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend.

Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive.

Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”, transmeton REL.

Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë.

Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor.

Shumë qendra për pushim në mes të Sidnejt dhe Melbërnit janë bllokuar për shkak të zjarreve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve dhe banorëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë, pasi evakuimi është shumë i rrezikshëm.

Zjarret janë rritur së fundmi si pasojë e temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve pa shi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button