Haradinaj në Ditën e Veteranëve: Mos lejoni të iu vihet në pikëpyetje krenaria

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Ditë së Veteranit, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj para të pranishmëve tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenare dhe ka histori e cila e dallon nga të tjerët.

“Të dashur bashkëluftëtarë e veteranë,  kurrë mos lejoni që askush t’ua qes në pikëpyetje krenarinë e as të drejtën tuaj, sepse këtë të drejtë nuk e ka askush. Kemi qenë atëherë në të drejtën tonë kur i kemi dalë zot vendit e popullit e lirisë tonë, jemi sot dhe kemi për të qenë përjetë e mot. E unë kam dëshirë që jeta ime, jeta e luftëtarit të jetë gjithmonë e këtillë që askush të mos ketë mundësinë ta ligë luftëtarin e lirisë ose t’ ia mohojë të drejtat që i takojnë me Ligj e Kushtetutë në Kosovë”.

“Por ata që kujtojnë se nuk jemi të fortë e jemi ligë, ata nuk na njohin dhe nuk e dinë kush jemi. Kundër të gjitha rrjedhave që na kanë ndodhur ne sot i kemi dy shtete, Shqipërinë e Kosovën dhe  e kemi ushtrinë shqiptare në Ballkan, atë të Kosovës, ushtrinë tonë e cila po rritet”, tha Haradinaj.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button