fbpx

Këta janë projektet e Edi Ramës për vitin 2020-të

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në këtë prag festash uron të gjithë qytetarët një vit të mbarë, me anë të një videomesazhi në “Facebook”, transmeton TopChannel.

Tërmeti

Kryeministri rikujton tërmetin e 26 nëntorit dhe uron që ky vit i ri të vij i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet shqiptare.

“Të dashur bashkëqytetarë, po marr pak prej kohës suaj për të ndarë një reflektim. Momente të vështira na sprovuan durimin, në kohë rekord sistemuam të pastrehët. Shqiptarët u bënë bashkë, treguam se të bashkuar i bëjmë ballë të keqes. Jetuam ditë e netë sfilitëse, ia dolëm të mbijetojmë me dinjitet. Po njësoj do e përballojmë dhe procesin e rindërtimit;asnjë qeverie nuk i ka rënë kjo barrë. Duhet të shtyjmë me forcë përpara, çdo punë që s’duhet lënë për nesër. Shkollat, kopshtet duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. Brenda 2020 do marri fund dosja e aplikimeve sa ‘një mal’ për të siguruar një dokument. Viti 2020 do të jetë vënia përpara e rrugës së ligjit. Viti 2020 duhet të fillojë si një histori e re për shqiptarët. 2020, viti i nisjes së investimeve të huaja serioze, vendase, me cilësi të parë”, thotë kryeministri.

Projektet për vitin 2020

Rama shprehet se viti që do të do të ndiqet nga një varg projektesh madhore, si investime në infrastrukturë dhe energji, transformim në infrastrukturën universitare si dhe brenda 2021 do të arkëtohet buxhet nga pasuria nëntokësore.

“Viti 2020, investime serioze në infra-strukturë dhe energji. Vargu i projekteve madhore për 2020 janë; Thumanë-Rrogozhinë. Vargu i projekteve madhore për 2020 janë; aeroporti i Vlorës,tuneli Llogorasë. Viti 2020, do nisë zbatimi i projektit për 2 parqe fotovoltaike. Transformimi i infrastrukturës universitare, do kenë marrë një pamje krejt tjetër. QS, Akademia e Sigurisë dhe Artet do jenë në 2022 po aq të bukura sa ‘Air Albania’. Brenda 2021 do arkëtojmë buxhet nga pasuria nëntokësore. Nuk kam bërë kurrë një gabim të qëllimshëm për të përfituar”, tha kryeministri.

Mini-Shengeni Ballkanik

Rama ia kushtoi mesazhin e tij ngjarjes së rëndë të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës riter goditi vendin, por nuk la pa përmendur Shengenin rajonal duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike.

“Jam lënduar shumë nga miqtë e mi të Kosovës. Për asgjë nuk e tradhtoj popullin tim të Kosovës që e dua aq shumë. Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb që Serbia të fuqizohet ekonomikisht. Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike që sot, kur domosdoshmëria jonë dhe jo vetëm e jona, për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejmë barrierën kombëtare për njerëzit, mallrat dhe kapitalet evropian. Qendrimi ynë as ka lëvizur dhe as do të lëviz, Shengeni rajonal jo vetëm nuk e dëmton Kosovën, por përkundrazi e ndihmon. Shqipëria ka arritur të bindë Serbinë që të mos kushtëzojë tryezën që ndan tryezën Kosovë-Shqipëri-Serbi. Shengeni rajonal na jep mundësinë të bëjmë atë që nuk e bëmë dot për vite të tëra. Ende nuk kam dëgjuar një argument racional kundrejt këtij projekti nacional nga SHBA. BE vitin e ardhshëm do të vendos 1.2 miliardë euro për këtë dimension të ri bashkëpunimi. Tërmeti është një forcë re për ne të prodhojmë më tepër energji pozitive”, shprehet kryeministri në fjalën e tij.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close