Këto ushqime s’duhet të mungojnë në tavolinën e Vitit të Ri

Mënyra më e mirë për të mirëpritur vitin që vjen është pranë familjes dhe njerëzve të dashur. Por, sigurisht që ushqimi është një nga ata ‘’çelësa magjikë’’ që mund të ‘’hapë’’ jo vetëm stomakun, por edhe zemrën e gjithkujt, transmeton KlanKosova.

Krahas gjelit të detit dhe bakllavasë, ekziston edhe një ‘armatë’ e tërë ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën e askujt natën e ndërrimit të motmoteve.

 

 

Më poshtë po ju sjellim disa nga këto ushqime bashkë me mesazhet dhe simbolet kuptimplota që fshihen pas tyre:

Rrushi

Për spanjollët dhe meksikanët, rrushi është simboli i bollëkut dhe mbarësisë. Tradita thotë që duhen ngrënë 12 kokrra rrush para trokitjes së akrepave në mesnatë.

Thjerrëza

Për italianët, thjerrëzat janë ushqimi që nuk duhet të mungojë kurrsesi në darkën e fundvitit. Kjo traditë e lashtë romake simbolizon para dhe prosperitet.

Shegë

Grekët nuk harrojnë kurrë që në mes të tryezës të vendosin sa më shumë shegë. Ky frut, aq shumë i njohur për vlerat e tyre ushqyese, është simboli i pjellorisë dhe pasurisë.

Tavë me peshk

Tava me peshk nuk duhet t’i mungojë kurrsesi tavolinës suaj së Vitit të Ri. Sa më shumë luspa, aq më shumë para do të ketë në  shtëpitë tuaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button