Kurti e refuzoi sërish Thaçin, kjo është data kur propozoi të takohet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka refuzuar për të tretën herë ftesën e presidentit Hashim Thaçi.

“Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00”, thuhet në letrën që Kurti i ka drejtuar Thaçit.

Por, për dallim nga dy herët e tjera kur lideri i Vetëvendosjes ia refuzoi thirrjen presidentit, ai këtë herë ka propozuar vet një datë për takimin konsultativ – 6 janar.

Madje, e ka lënë të hapur mundësinë që presidenti ta caktojë orën e takimit në ditën që ai e ka propozuar, njofton Klan Kosova.

“Propozoj të takohemi të hënën, me 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve”.

Edhe pse u refuzua dy herë, presidenti Hashim Thaçi e ftoi sot sërish kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në takim konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

I pari i vendit ka thënë se duke e mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së Kurtit në dy takimet paraprake e fton atë që të takohen nesër – ditën e fundit të vitit 2019 – në orën 10:00.

Ai e kishte ftuar edhe të premten, madje dy herë, liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin. Vetëm pas ftesës së dytë, Kurti i ktheu një letër të parit të vendit ku tha se ka qenë jashtë vendit, dhe se as në takimin e dytë nuk mund të shkojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button