ASH: Teuta Arifi e përfundoi vitin me plot fotografi dhe reklama, por aspak punë

Ky vit përfundon me plot fotografi dhe reklama, por aspak realizime nga kryetarja e Komunës së Tetovës, kështu u shpreh sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Altrim Mamuti duke ja rikujtuar kryetares Arifi premtimet si bulevardi “Blagoja Toska”, murin mbrojtës te banja e qytetit, shkollën fillore në Reçicë të Vogël dhe Sellcë, parkingun shumëkatësh e kështu me radhë. Nga ana tjetër, sipas kryetares Arifi ky ka qenë një vit i suksesshëm, transmeton Portalb.mk.

Në një konferencë për shtyp, nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) Tetovë kritikuan kryetaren e Komunës së Tetovës për mospërmbushje të premtimeve parazgjedhore. Mamuti i ceki disa nga to, që sipas të cilit nga kjo Komunë për vitin 2019 ka pasur plot fotografi dhe reklama, por aspak punë.

Sot përfundon një viti me plot premtime nga udhëheqësit e Komunës së Tetovës, plot fotografi dhe reklama por shumë pak realizime, apo me aspak realizime. E para e komunës, sot doli para masës dhe u lavdërua për punët që ka bërë për banorët e këtij vendi, por aspak nuk e përmendi problemin me ujin për pije, konkretisht stacionin për filtrim që vite me radhë pret të lëshohet në përdorim, nuk përmendi problemin me bulevardin “Bllagoja Toska”, i cili vazhdimisht premtohet nga komuna por assesi nuk gjen zgjidhje, nuk përmendi aspak murin mbrojtës të banjës të qytetit, i cili çdo ditë e më shumë rrezikon jetën e qytetarëve të Tetovës, nuk tha asnjë fjalë për premtimin e saj bashkë me Zoran Zaev për shkollën në Reçicë të Vogël, njëjtë edhe për shkollën në Sellcë, përse nuk e përmendi aspak parkimin shumëkatësh, përse kryetarja nuk përmendi sa është borxhi i Komunës, sidomos ato për transportin e nxënësve. Pyesim komunën, a i mbani mend premtimet që i bëtë në vitin 2013 dhe a mund të deklaroheni për popullatën, sa përqind të këtyre premtimeve i keni realizuar” theksoi Altrim Mamuti.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komunës së Tetovës sot prezantoi para gazetarëve projektet e realizuara gjatë vitit 2019, sipas të cilës ky vit ka qenë shumë i suksesshëm dhe se në vitin 2020 pritet më shumë punë.

“Punuam dhe do vazhdojmë të punojmë me shumë përkushtim edhe në vitin që vjen, si planifikimin e rrjetit sekondar për gazifikim, vënia në funksion e transportit urban hapja e bulevardeve të reja si dhe ndërtimi i impiantit për ujërat e zeza. Nga pranvera e hershme do vazhdojmë me punët ndërtimore për bulevardin industrial nga qendra sportive deri tek kazerma e qytetit” tha Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button