Apeli e hodhi poshtë ankesën, Janakieski mbetet në arrest shtëpiak

Ish Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, do ta presë vitin e ri në shtëpi. Gjykata e apelit e hodhi poshtë ankesën e tij për shfuqizimin e arrestit shtëpiak, i shqiptuar për rastin “Shkallët spanjolle”. Prokuroria ka ngritur padi në Gjykatën Penale të Shkupit për këtë rast, transmeton Alsat M.

Janë akuzuar edhe 10 nëpunës të tjerë, dhe sipas Prokurorisë Speciale, ata kanë shkaktuar dëme në buxhet mbi 2.5 milion euro. Janakieski, së bashku me pesë administratorë, nuk kanë anuluar një kontratë të dëmshme, për shitjen e katër parcelave në sheshin e Shkupit, përskaj Vardarit dhe poshtë Kalasë. Prokuroria theksoi se blerësit kishin përfituar pronë në mënyrë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button