Prokuroria me detaje për zyrtarët e arrestuar në Tetovë: E kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 860.000 euro

Prokurori publik i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës parahetimore kundër 8 personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353 paragrafi 5 nga Kodi Penal, me të cilën e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 860.000 euro, njofton Portalb.mk.

Zoran Teofilovski.
Zoran Teofilovski

Kush janë të personat e involvuar?

Me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, pesë punonjës të Komunës së Tetovës janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa Departamenti për krim të organizuar në MPB po e kërkon anëtarin e Këshillit gjyqësor Zoran Teofilovski. Sipas burimeve tëPortalb, personat e përfshirë në rast janë:

Zoran Teofilovski (61) – ish kryetar i shoqatës së tenisit “Luboten” në Tetovë.

2. Xh.A. (43) – Këshilltar për planifikim urbanisitik dhe hapsinor në Komunën e Tetovës.

3.I.K. (47) – ish i punësuar në Komunën e Tetovës si udhëheqës i Sektorit teknik sipas nevojës në Ndërmarrjen Publike “Geoinzhinjering” 

4. K. I (44) –  ish i punësuar në Komunën e Tetovës si referent i pavarur për punë juridike sipas nevojës.

5. J.J (68) – ish e punësuar në Komunën e Tetovës si Këshilltare për Procedurë juridike e shkallës së parë në Sektorin për procedurë juridike të shkallës së parë.

6. I. R (68) – referent i pavarur – gjeodet në Drejtorinë për çështje juridike dhe pronësore – Sektori për procedurë udhëheqëse në Komunën e Tetovës

7. C. N (53) – Pronar dhe udhëheqës i klubit të tenisit “Luboten”.

8. A. N (56) pronar dhe drejtues i ndërmarrjes për gjeodezi “Gjeopolog”.

“Në fund të muajit gusht të vitit 2011 i dyshuari i parë, atëherë si person përgjegjës – kryetar i shoqatës sportive nga Tetova, me qëllim që në mënyrë të paligjshme të regjistrojë të drejtë pronësore, ka dorëzuar prova të rrejshme, ka filluar procedurë për legalizim”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se ndaj kërkesës për konstatimin e statusit juridik të objektit që nuk ka ekzistuar, deri te Komuna e Tetovës, ka ofruar deklaratë të vërtetuar në noter me të cilën rrejshëm ka deklaruar se bëhet fjalë për objekt të ndërtuar në vitin 1995 dhe elaborat gjeodezik ka përgatitur i dyshuari i dytë në të cilin është treguar objekti që nuk ka ekzistuar në hapësirë prej 122 m2.

“Në fillim të vitit 2012, duke vepruar për kërkesën e dorëzuar, dy të dyshuarit si anëtarë të Komisionit kompetent, duke mos e kryer detyrën e tyre zyrtare, kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe kanë përgatitur procesverbal, duke shkruar të pavërteta se në parcelën ekziston objekt i ndërtuar në mënyrë të paligjshme që paraqet tërësi ndërtimore dhe funksionale”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, më vonë, i dyshuari i tretë, duke e shfrytëzuar detyrën dhe autorizimin zyrtar, edhe pse e ka ditur se ekzistojnë pengesa juridike për dhënien e pajtueshmërisë urbanistike dhe vazhdimin e procedurës për konstatimin e statusit juridik për objekt që nuk ka ekzistuar, ka përgatitur dhe nënshkruar pajtueshmëri urbanistike në emër të një personi juridik që nuk ka ekzistuar, duke e pasur parasysh me atë që trashëgimtari juridik i shoqatës sportive është regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së tre muaj pas miratimit të pajtueshmërisë urbanistike.

“Në dhjetor të vitit 2012-të, i dyshuari i tretë ka përgatitur dhe nënshkruar vendim për konstatimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Në ndërkohë, kur procedura për legalizim ende nuk ka mbaruar me akt të plotfuqishëm, i dyshuari i gjashtë në cilësinë e personit zyrtar – drejtues i Shoqatës për Aktivitete Sportive, me qëllim që të fitojë pronë të paligjshme për personin juridik, ka dorëzuar Kërkesë për blerjen e tokës ndërtimore në pronësi të Maqedonisë së Veriut. Me kërkesën ka dorëzuar certifikatë nga PDU që me kërkesë të tij në mënyrë të paligjshme është përgatitur nga ana e të dyshuarit të tretë i cili ka dorëzuar të dhëna të rrejshme në planin”, shpjegojnë nga Prokuroria.

Ata thonë se duke vepruar për kërkesën për privatizim, zyrtari administrativ është i dyshuar se ka kryer ekspertizë në parcelën në fjalë dhe duke e shfrytëzuar detyrën dhe autorizimin zyrtar ka përgatitur procesverbal, duke futur të dhëna të rrejshme, pas së cilës lëndën e ka dorëzuar në procedurë të mëtutjeshme. Pas marrjes së procesverbalit, personi i dyshuar, duke vepruar për lëndën, në vend që ta refuzojë për shkak të mosplotësimit të kushteve për privatizim të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, pa certifikatë nga plani urbanistik dhe pa dorëzuar PDU, ka përgatitur vendim për privatizim të tokës ndërtimore.

Në këtë mënyrë, sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë mundësuar që personi juridik të përfitojë të drejtë pronësore të tokës ndërtimore me hapësirë prej 4410 m2, duke e blerë me çmim prej 43 denarë për 1m2 ose me vlerë prej 188.307 denarë, ndërkaq i kanë bërë dëm buxhetit të RMV-së 52,920,000 denarë (860.000 euro).

Prokurori publik që vepron për lëndën gjatë ditës deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale do të dorëzojë propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për gjashtë të dyshuar dhe masa të kujdesit për dy persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button