RMV, prej sonte rritet çmimi i dizelit dhe benzinës

Karburantet nga mesnata shtrenjtohet për gjysmë deri në një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin kryhet rritje në çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,28 për qind.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1 denar për litër dhe do të jetë 68,5 denarë. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, EURDIZEL (D-E V), dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 0,5 denarë për litër dhe tani EUROSUPER BS-98, do të jetë 70,5 denarë, EURDIZEL (D-E V) 63, ndërsa Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 52 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,904 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 38,243 denarë.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja i potencojnë çmimet e rritura referente të deruvateve të naftës në tregun botëror gjatë shtatë ditëve të kaluara edhe te benzina mesatarisht për rreth 1,68 për qind dhe për rreth 1,01 për qind te dizelit, si dhe për 0,44 për qind kursi më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button