Qeveri teknike në RMV – po, militarizim të MPB-së – jo!

Sipas Kushtetutës nuk është kontestues propozimi për ministër teknik, por kontestuese është përzierja e Batalionit të operacione speciale “Ujqit” në politikë dhe konsultimet ndër-partiake.

Propozimi i VMRO-DPMNE-së që koloneli Dragan Kovaçki të jetë ministër teknik i brendshëm, pavarësisht kundërshtimit të këtij propozimi me nenin 97 të Kushtetutës, nxori në sipërfaqe edhe dobësi të tjera, shkruan Dojçe Vele, transmeton Portalb.mk.

Mediat kanë njoftuar se mbështetja për propozimin për Kovaçki kinse paska dhënë edhe Batalioni për operacione speciale “Ujqit” me një letër të dërguar në redaksinë e gazetës “Kurir”. Letra, e nënshkruar “nga ish-anëtarë dhe ata aktualë të Batalionit për operacione speciale “Ujqit”, e hap pyetjen – si ndodh që Njësiti për operacione speciale “Ujqit”, njësit i armatës të përfshihet në politikë dhe konsultime ndër-partiake?

Nga Shtabi i Përgjithshëm (ShP) të Armatës për Dojçe Vele thanë se nuk janë të bindur që letrën e kanë dërguar “Ujqit”, duke pasur parasysh rregulloret që e rregullojnë mënyrën e komunikimit me publikun.

“Kompetencat, mënyra dhe përgjegjësitë e Armatës për të komunikuar me publikun janë rregulluar saktë me ‘Rregulloren për marrëdhënieve me publikun në Armatë”, thonë nga ShP.

Këto rregulla, të miratuara në fund të vitit 2016, rregullojnë të gjitha marrëdhëniet midis Armatës dhe mediave për informim të saktë, objektiv dhe me kohë të publikut vendas dhe ndërkombëtar për aktivitetet që realizohen në Armatë. Rregullat e saktësojnë qartë se kush ka përgjegjësi kryesore për komunikimin me media.
Autorizim për të komunikuar drejtpërdrejtë me median ka Shefi i ShP të ARM-së, ndërsa me autorizim të tij atë mundësi e ka zëdhënësi i ushtrisë përgjegjës për komunikim të drejtpërdrejtë me mediat. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjithashtu mund të autorizojë çdo anëtar të ARM-së që të komunikojë ose të paraqitet në media për veprimtari të specifikuara saktësisht, me kërkesë paraprake nga media, ndërsa komunikimi me median bëhet pas konsultimeve paraprake.

Precedentë dhe “precedentë”

Sipas kësaj, çdo gjë tjetër që pa autorizim dhe konsultë paraqitet në media, konsiderohet si manipulim me publikun, siç janë faqet e mediave sociale të cilat rrejshëm prezantohen si faqe të njësive të caktuara të armatës.

I pyetur për përfshirjen e këtillë të njësive të armatës në politikë, Kabineti i presidentit të shtetit, i cili është edhe komandanti suprem i armatës, u përgjigj shkurt: “Armata jonë është një nga institucionet e pakta reputacioni i të cilës, që nga pavarësia deri sot, nuk është politizuar midis qytetarëve dhe duhet të mbetet ashtu”.

Lideri Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, në kontekstin e propozimit të kuadrit nga VMRO-DPMNE, përkujton saktësisht rastet, kur kuadro të institucioneve të sigurisë u theksuan identifikua se kanë qenë të përfshirë në ngjarje në një të kaluar të afërt.

“Agjencia e inteligjencës ishte e përfshirë në ngjarje të vështira politike. Edhe në “Lagjen e Trimave” (2015 – v.j.) ashtu edhe në ngjarjet fatkeqe të 27 prillit 2017 kur kuadro të ARM-së ishin transferuar në Agjencinë e Inteligjencës”, përkujton Trajanov.

Ai thotë që stafi i propozuar nga VMRO-DPMNE mund të jetë i mirë për Shtabin e Përgjithshëm, por duhet pasur parasysh arsyen për të cilën kushtetuta nuk parashikon person i uniformuar aktiv të jetë në krye të MPB-së.

Pavle Trajanov
Pavle Trajanov

“Është militarizim i MPB-së dhe mund të kemi probleme në integrimin e ardhshëm si të Armatës ashtu edhe të policisë. Disa po thirren në precedentë, por asnjë nga policia e uniformuar nuk është bërë ministër në Ministrinë e Brendshme”, tha Trajanov për “Llokallno”.

Në pritje të propozimit të ri nga VMRO-DPMNE

LSDM njoftoi se propozimi i VMRO-DPMNE-së është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe se partia duhet të propozojë kandidat tjetër për ministër të brendshëm.

“Kushtetuta është e qartë, sipas nenit 97, person që udhëheq me MPB-në ose Ministrinë e Mbrojtjes duhet të jetë civil, për të paktën tre vjet para se të zgjidhet në atë funksion. Në nenin 2 të Ligjit për Policinë bëhet dallim të qartë midis anëtarit të uniformuar të policisë, që do të thotë se punonjësit me uniformë nuk mund të zgjidhen ministra, dhe me këtë në të dy ministritë. Nuk mund të bëni thirrje për drejtësi e të promovoni propozime në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

I takon partisë VMRO-DPMNE të ngrihet në detyrën dhe përgjegjësinë që ka me hyrjen në qeverinë kalimtare për të gjetur një zgjidhje të pranueshme me të cilën nuk do të shkelet Kushtetuta.

Nga LSDM theksojnë se deri më 3 janar ka kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje. Kryeministri Zaev, siç deklaroi vetë, do të presë Vitin e Ri në Gjermani, që do të thotë se konsultime të reja mes tij dhe Mickoski do të duhet të zhvillohen sot.

Në takimin e liderëve te presidenti Pendarovski,u dakordua që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentareSipas procedurës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet qeveri teknike ose ajo të ndodh më 3 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button