Gjashtë vjet burg të tjera për ish-kryeministrin kroat Sanader

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar në gjashtë vjet burg për shkak të marrjes ryshfet prej dhjetë milionë euro, për kompaninë hungareze të naftës MOLL dhe ia lëshoi pakon udhëheqëse kompanisë kroate të naftës INA.

Në mënyrë shtesë Sanader është akuzuar se me drejtorin e MOLL-it ka dakorduar dhënie të infrastrukturës së padobishme të naftës të INA-s, njofton korrespondenti i MIA-s nga Zagrebi.

Fajtor në aferën është shpallur edhe drejtori i MOLL-it, Zolt Harnadi edhe atë për shkak të dhënies ryshfet, ndërsa gjykata i caktoi dënim prej dy viteve.

Në elaborimin e aktvendimin për Sanaderin, gjykata thekson se “duke e shfrytëzuar pozitën dhe funksionin e kryeministri, në seancën e Qeverisë ka kërkuar të pranohet raporti me të cilin MOLL-it i lëshohet menaxhimi me kompaninë kroate të naftës INA, ndërsa atë raport, qeveria nën udhëheqjen e saj e pranoi dhe pa bazë MOLL ka marrë të drejtën të menaxhojë me INA-n”.

Përndryshe, Sanader nga muaji prill është në burg ku vuan dënim me burg për marrje të provizionit për rastin “Planinska”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button