RMV, do të zbatohen ndryshimet e Ligjit për tatim të të ardhurave personale pas Vitit të Ri

Nga 1 janari do të zbatohen ndryshimet e Ligjit për tatim të të ardhurave personale, me të cilin vihet në pushim zbatimi i tatimit progresiv për të ardhurat personale. Gjatë 36 muajve të ardhshëm të ardhurat nga puna, të ardhurat nga veprimtaria individuale, të ardhurat nga të drejtat autoriale dhe të lidhura, si dhe të ardhurat nga shitja e produkteve personale bujqësore do të tatimohen me shkallë prej 10 për qind, njofton MIA. Në pushim do të vihet edhe shkalla prej 15 për qind, që nënkupton se shkalla prej 10 për qind do të zbatohet edhe për tatimin e të ardhurave nga të drejtat e pronësisë industriale, marrje dhe dhënie të qirasë, kapitalit, fitimet kapitale, nga sigurimet dhe të ardhurat tjera.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska, e cila i paralajmëroi ndryshimet Ligjit për tatimin e të ardhurave personale, tha se nuk bëhet fjalë për shfuqizimin e tij, si dhe se qëndrimi i Qeverisë është se tatimi progresiv mund të përmirësoj shpërndarjen e të ardhurave në sistem dhe të jep efekte të mira shoqërore, me çka do të rezultojë në shoqëri më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Nga një janari rritet edhe shkalla e paguesve të TVSH-së, nga një në dy milionë denarë. Me ndryshimet e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar ndryshohet edhe periudha kur paguesi është i detyruar të mbetet në sistemin e TVSH-së dhe ai shkurtohet nga pesë në tre vite. Me këtë, të gjitha personat fizik dhe juridik të cilët në vitin 2019 nuk e kanë tejkaluar shkallën e re të vendosur, do të mund të çregjistrohet vullnetarisht nga sistemi.

Nga fillimi i muajit të ardhshëm prolongohet edhe zbatimi i dy vendimeve tatimore. Nuk do të fillojë tatimi i fitimeve kapitale nga letrat me vlerë. Vendimi i ri i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2023 i përfshin në tatim edhe pjesë ne fondeve investive, të cilët me vendimin e deritanishëm ishin lënë anash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button