NBA, Lebron James arrin 9.000 asistime në karrierë në fitoren kundër Mavericks

 Los Angeles Lakers mundi Dallas Mavericks-in në përballjen e së dielës në NBA, ndërsa syperylli Lebron James realizoi një tjetër arritje historike në karrierë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fitores me rezultatin 108-95 për Lakers, James shënoi 13 pikë dhe 13 asistime në Staples Center dhe u bë lojtari i nëntë në historinë e NBA-së me 9.000 asistime në karrierë.

35-vjeçari James tani është lojtari i vetëm në historinë e NBA-së me 9.000 asistime dhe 9.000 kërcime.

Në mesin e lojtarëve aktivë të NBA-së, James aktualisht renditet i dyti me 9.009 asistime, pas basketbollistit të Oklahoma City-t, Chris Paul, i cili ka 9.389 asistime.

Lojtari më i dalluar pas James në ndeshjen e mbrëmshme ishte Anthony Davis, i cili shënoi 23 pikë dhe nëntë kërcime.

Ndërkaq, për Mavericks, ylli sllove Luka Doncic shënoi 19 pikë, kurse Delon Wright arriti të regjistrojë 14 pikë.

Lakers aktualisht është duke kryesuar në Konferencën Perëndimore me një rekord prej 26 fitoresh dhe shtatë humbjesh.

Mavericks radhiten në vendin e pestë me 21 fitore dhe 11 disfata.

– Rezultatet e së dielës në NBA:

Toronto Raptors – Oklahoma City Thunder: 97-98

New Orleans Pelicans – Houston Rockets: 127-112

Denver Nuggets – Sacramento Kings : 120-115

Memphis Grizzlies – Charlotte Hornets: 117-104

Los Angeles Lakers – Dallas Mavericks: 108-95

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button