Kina dënoi tre shkencëtarë për krijimin e foshnjave të modifikuar gjenetikisht

Tre shkencëtarë kinezë të përfshirë në krijimin e foshnjave të para të modifikuar gjenetikisht janë dënuar me burg për praktika të paligjshme mjekësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, drejtuesi i ekipit He Jiankui u dënua me tre vjet burg dhe u gjobit me 340,000 dollarë.

Shkencëtari tjetër, Zhang Renli, u dënua me dy vjet burg dhe me një gjobë prej 143,000 dollarë, ndërsa Qin Jinzhou u dënua me 18 muaj burg dhe 71,000 dollarë.

Shkencëtari He Jiankui tronditi opinionin botëror kur në nëntor 2018 njoftoi se kishte arritur të krijojë një vajzë të modifikuar gjenetikisht duke përdorur metodën e rimodelimit të gjenomit me procedurën e fekondimit të ndihmuar mjekësor.

Njoftimi i tij shkaktoi një debat global rreth etikës së përpunimit të gjeneve. Jiankui tha se ai përdori metodën e njohur si CRISPR për të modifikuar gjenet në embrione për t’i ndihmuar ata t’i rezistojnë infeksionit të SIDA-s.

Xinhua të hënën, duke cituar dokumente të gjykatës, raportoi se tre shkencëtarë ishin të përfshirë në lindjen e tre foshnjave të modifikuar gjenetikisht.

Gjykata tha që të tre shkencëtarët nuk kishin arritur të kualifikohen si mjekë, dhe se kanë ndjekur famën dhe përfitimin, shkelën qëllimisht rregullat shkencore të Kinës dhe kaluan vijën etike në kërkimet shkencore dhe mjekësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button